Picture

Ne Peje perfunduan pergatitjet e reprezentacionit Kosovar nen patronatin e Departmentit te sportit
20 garuesit me te mire kosovar per dhjete dite paten rastin te punojne me metodat me te reja te xhudos moderne nen udheheqjen e Driton Kukes e me ndihmen e Remzi Begut dhe ishte nje pervoje e shkelqyeshme per te gjithe.

Pergatitjet filluan me 27 Korrik dhe perfunduan sot me 6 Gusht ne diten e fundit u mbajten provimet per breza kurse federata Boterore ka aprovuar kerkesen per promovimin e Sylejman Kukes ne brezin 6 Dan qe eshte edhe titulli i Kryemjeshtrit te xhudos i pari ne xhudon Kosovare.

Ishte kenaqesi qe kjo ndodhi ne qytetin e Pejes aty ku edhe Sylejman Kuka punoj si garues e trajner e tani si njeri qe edhe ndihmoj shume xhudon kosovare dhe pejane pas luftes e rrjedhoje e kesaj jane sukseset e medha te ketij sporti ne Kosove.

Per brezin 1 Dan mjeshter i xhudos provimet me sukses i kaluan:
Mustafe Veseli
Korab Morina
Milot Vukli
Keta xhudiste paten rastin te  gjykohen nga nje komision i kualifikuar e me pervoje shumevjeqare te perbere nga:
Sylejman Kuka (VI)-DAN
Driton Kuka (IV)-DAN
Anton Cena (IV)-DAN
Remzi Begu (III)-DAN
I pranishem ishte edhe kryetari i federates se xhudos Agron Kuka.
Keto pergatitje jane aksione te qelluara dhe kesisoj edhe nje shtytje qe te kete ngritje te kualitetit ne te gjitha klubet kosovare.


Leave a Reply

Be the First to Comment!

avatar
  Subscribe  
Notify of