Mbrëmë është mbajtur evenimenti Laureatët e vitit 2017 nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Driton Kuka është shpallur për herë të dytë radhazi trajneri më i mirë i vitit 2017 nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Dritoni në cilësinë e trajnerit ka fituar medalje të artë dhe të bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos për seniorë, kurse medalje ka fituar edhe në Grand Slam dhe Grand Prix.

Majlinda Kelmendi është vlerësuar sërish sportistja më e mirë e vitit 2017 nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Kampionia olimpike nga RIO 2016, u shpall kampione e Evropës në Kampionatin e mbajtur në Varshavë të Polonisë vitin e kaluar, fituese e Grand Slamit të Parisit dhe e 5-ta në Kampionatin Botëror në Budapest të Hungarisë. Majlinda e fiton për herë të dytë këtë çmim, pasi sportiste e vitit ishte vlerësuar edhe për vitin 2016.

Xhudistes Nora Gjakova i ka takuar Çmimi Special 2017. Nora fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për seniore të mbajtur në Varshavë të Polonisë dhe medaljen e artë në Grand Prix të Holandës.

Xhudisti Shpat Zeka është Shpresa Olimpike 2017 në konkurrencën e meshkujve. Shpati fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të kadetëve të mbajtur në Kaunas të Lituanisë, medaljen e bronztë në kupën Botërore U18 në Zagreb, medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U18 në Tekirdag të Turqisë, festivali Olimpik Evropian vendi i 7-të, medaljen e artë në Kampionatin e Kosovës.

Laura Fazliu është vlerësuar Shpresë Olimpike 2017. Laura fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të kadetëve U18, kurse pati rezultate të mira edhe në garat tjera siç është festivali Olimpik Evropian vendi i 5-të, medaljen e argjendtë  në  Kampionatin Ballkanik për seniore, medaljen e bronztë  në  Kampionatin Ballkanik U18, medaljen e artë  në  Kampionatin e Kosovës.

Në  këtë  mbrëmje morri pjesë edhe Presidenti i Federatës se xhudos zt. Agron Kuka, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.

Leave a Comment