Loriana Kuka (-78kg) ka fituar 4 ndeshje dhe ka shkëlqyer sot, edhe pse ishte hera e parë në një Grand Prix në këtë kategori.

Në ndeshjen e parë Loriana mposhti me Ippon garuesën Turke, Sidika Isik.

Loriana në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon hiç më pak se medalistën nga Botërori i fundit, Britanezen Natalie Powell.

Në gjysëmfinale mposhti me Wazari dhe Ippon Rusën, Niurguiana Nikiforova.

Loriana në finale mposhti me Wazari garuesën Ukrainase, Anastasiya Turchyn.

3 të arta e 1 e argjendtë për Kosovën, për t’u ranguar e para në Grand Prix Antalia 2018.

Leave a Comment