Loriana Kuka (-78kg) ka fituar 3 ndeshje dhe ka shkëlqyer sot, ajo gjendet në finale të Grand Prix Antalia 2018.
Në ndeshjen e parë Loriana mposhti me Ippon garuesën Turke, Sidika Isik.
Loriana në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon hiç më pak se medalistën nga Botërori i fundit, Britanezen Natalie Powell.
Në gjysëmfinale mposhti me Wazari dhe Ippon Rusën, Niurguiana Nikiforova.
Loriana në finale do ta ketë përball garuesën Ukrainase, Anastasiya Turchyn.
Finalet fillojnë nga ora 15:00 dhe mund t’a ndiqni drejtpërdrejtë në linkun e mëposhtem:
https://live.ijf.org/gp_tur2018/live_video