Picture

kosovajudo.com

Sot në Pejë filloj dita e parë e turneut ndërkombetar të xhudos “Judo for Peace” ku në program ishin kategoritë e reja dhe morën pjesë rreth 250 garues nga Maqedonia,Kroacia,Shqiperia,Mali i Zi,Bosna Hercegovina dhe të gjitha klubet kosovare.

Ishte një konkurrencë e madhe dhe u tregua xhudo cilësore sidomos ne konkurrencën e fatosave, ku u pa që është një përspektivë
e shkëqlyeshme e këtij sporti tani më më të suksesshëm të shtetit të Kosovës.

Të dielën Olimpistja jonë, Majlinda Kelmendi, në ora 17.00  do të garoj në luftë për medalje të arte me dy garuese nga Bosna dhe nga Mali i zi, është favorite dhe pritet që në qytetin e saj të lindjes të tregoj aftësite e sportistës më të madhe në Kosovë, poashtu edhe Nora Gjakova do të garoj në kategorinë e saj kështu që nesër priten luftëra të forta dhe pakompromis.

E diela pra do të jetë garë e elitës së xhudos e që është konkurrenca e seniorëve.

Rezultatet mund ti shikoni këtu.


Leave a Comment