Picture

Për herë të parë në histori të xhudos ndodhi që finalja e një Kupe Botërore të jetë mes dy garueseve nga shteti i Kosovës.
Majlinda Kelmendi (52 Kg) dhe Distria Krasniqi (52 Kg) të rankuara si numri një dhe dy në këtë garë,fituan nga tri ndeshje dhe dolën fituese ne grupin e tyre për tu ndeshur në finale me njëra tjetrën.

Majlinda mposhti me Ippon te gjitha gareueset deri në finale,në xhiron e parë mposhti polaken Pienkowska,në xhiron e dytë argjetinasen Gonzales,dhe në gjysëmfinale gjermanen Ertl.

Në grupin tjetër Distria mposhti në xhiron e parë meksikanen Olvera,në të dytën rusen Gagarina dhe në gjysëmfinale holandezen Ente.

Finalja mes Majlindes dhe Distrijes zgjati deri ne perfundim të kohës së rregullt me dy dënime për pasivitet për Distrien.
Me medaljen e artë Majlinda fitoj 100 pikë olimpike kurse Distria 80 pikë olimpike.

Garuesja tjetër Nora Gjakova që garoj në kategorinë 57 Kg gjithashtu tregoj një performancë të shkëlqyeshme duke fituar medaljen e artë.
Ajo në xhiron e parë dhe të dytë mposhti me Ippon gjermanen Coban dhe garuesen nga Izraeli Nelson Levy.
Në gjysëmfinale ishte më e mirë se francezja Benaroche duke e mposhtur me një dënim për pasivitet dhe në finale e mposhti me Ippon Zvicranen Kocher.

Me dy medalje të arta dhe një të argjendë në pëfundim të garës shteti i Kosovës u radhit në vendin e parë nga të gjitha shtete pjesmarrëse.


Leave a Comment