Picture

Të shtunën në Paris,në Kupën Botërore-Grand Slam,një ndër turnetë më te popullarizuar në botën e xhudos,Kosova u përfaqësua me dy xhudiste, Majlinda Kelmendi (-52 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg).

Majlinda arriti të fitoj medaljen e artë në mesin e  29-të xhudisteve.

Ajo në raundin e pare ishte e lire,për tu takuar në ndeshjen tjetër me kanadezen Guica,Ecaterina të cilën e mposhti me Ippon pas 2 minutave.
Për të hyrë në 8-she Majlinda u ndesh me mongolen Munkhbaatar,Bundmaa,të cilën poashtu e mposhti me Ippon,kurse në gjysëmfinale përsëri ngadhënjeu ndaj garueses nga Gjermania Mareen,Kraeh.

Në finale u takua me finlandezen Jaana Sundberg me të cilën udhëheq në garat zyrtare 5:0 të cilën përsëri e mposhti me lehtësi.

Në anën tjetër garuesja tjetër,Distria Krasniqi (-48 kg) e cila në kategorinë e saj kishte 24 xhudiste,arriti që të futej në mesin e pesë garueseve më të mira në kategorinë e saj.
Ajo për here të pare u ndesh me garuese të nivelit më lartë në botën e xhudos.

Në ndeshjen e pare ngadhënjeu ndaj portugezës Freitas,Leandra për tu takuar më pas me hungarezen,Csernoviczki,Eva e 3-ta nga Lojërat olipmike,Londra 2012 e të cilën e moshti pas një lufte 5-minutëshe.
Për të hyrë në 8-she Distria  u ndesh me kubanezën Dayaris,Mestre të cilën e mposhti me Ippon,

Në gjysëmfinale u takua me Japonezen Emi,Yamagishi nga e cila pësoj humbje,kurse në luftë pë medalje të bronztë nuk arriti të fitoj kundër garueses nga Argjentina Paula,Pareto medaliste nga Lojërat Olimpike duke u radhitur kështu e pesta në Grand Slam të Parisit.

Më poshtë mund të shikoni luftat nga Grand Slam-Paris.



Leave a Comment