Picture

Sot në Samsun të Turqisë,Majlinda Kelmendi,kampione aktuale botërore, përforcoj pozitën e saj numër një në kategorinë -52kg duke fituar medaljen e artë dhe 300 pikë të reja.

Në më pak se një muaj nga Kampionati Evropian për Senior kjo ishte një garë testuese për formën e saj.

Majlinda dominoj plotësisht në finale kundër italianes Odette Giuffrida,duke e hudhur dy herë waza-ari që është e barabartë me një Ippon.

Në ndeshjet kualifikuese ajo u ndesh me Romunen Larisa Florian të cilën e mposhti me yuko,pastaj me ukrainasen Mariia Buiok të cilen e hudhi tri herë mbrenda ndeshjes.

Në gjysëm finale fitoj me denime për pasivitet ndaj gjermanes Romy Tarangul.

Majlinda pregaditjet e fundit para Kampionatit Evropian do ti  mbajë disa ditë në Slloveni.

Kampionati Evropian mbahet në Montpellier të Francës me 24-27 prill.

Më poshtë mund të shikoni luftën finale të Majlindes.


Leave a Comment