Picture

Ne Amsterdam u mbajt Super Kupa Boterore kategoria A ne xhudo ku moren pjese përfaqësues nga  70 shtete. Në luften e madhe qe po vazhdon per Normen Olimpike e cila po hyn ne 5 muajt e fundit.Majlinda Kelmendi perseri ishte e shkelqyeshme, ajo u stolis me medalje kesaj radhe te bronzte me shkelqim ari, sepse ajo kishte nje super seri te cilen askush nuk e pat kete vit.
Mundi me radhe ne Amsterdam, Marokenen Hanane, pastaj Finlandezen Sundberg, kurse ne çerekfinale e demoloi ne teresi francezen Bonna e cila është kampione aktuale evropiane per seniore. Këtë luftë Majlinda  e ka fituar me ippon dhe tregoi se aktualisht është njëra ndër më të dalluarat në Evropë. Në takimin gjysmë final, pas një lufte të madhe ndërmjet Majlinda Kelmendit dhe Algjerianes, Haddad që është fituese e medaljes së bronzte nga Olimpiada e Pekinit, takimi u përmbull me fitoren e përfaqësueses së Algjerisë, me një dënim për pasivitet nga garuesja jonë. Kështu Majlinda fitoi medaljen e bronzit në këtë aktivitet. Kjo medalje e fituar Majlinda Kelmendit I sjell edhe 80 pikë të reja Olimpike dhe kjo tashti e ka siguruar që në olipiadën Londra 2012 të gjendet në mesin e 8 garueseve më të suksesshme.

Leave a Comment