Picture

Kampionja e dyfishtë botërore, Majlinda Kelmendi (52 kg), fitoj 500 pikë të reja olimpike pasi u radhit e para në Grand Slam të Abu Dhabit.

Majlinda në ndeshjen e parë fitoj me Ippon  kundër garueses nga Kanada,Ecaterina Guica   kurse në cerekfinale u takua me kampionen evropiane për juniore,Odette Giuffrida të cilin e mposhti me wazari në kohë të rregullt.

Në gjysëmfinale,Majlinda u ndesh me medalisten evropiane dhe botërore,Euranie Anabelle e cila I mori tre dënime për pasivitet.

Ndeshja finale ishte përsëritje e kampionatit botëror në Rusi,Majlinda Kelmendi,kampione botërore kundër nënkampiones botërore,romunes Andrea Chitu.

Mbrenda dy minutave të parë,romunja Chitu u dënua dy herë me shido për pasivitet kurse rreth minutës së tretë Majlinda e hodhi Wazari dhe nuk I la mundësi që ta rrezikonte deri në përfundim të ndeshjes.

Garuesja tjetër,Nora Gjakova (57 kg) fitoj 60 pikë të reja olimpike pasi hyri në mesin e 16-të garueseve më të mira në kategorinë e saj.

Në ndeshjen e parë kundër ruses,Tatiana Kazenyuk,Nora fitoj duke e hudhur fillimisht Yuko dhe duke vazhduar në mbajte për 20 sekonda  që ta përfundonte ndeshjen me Ippon.

Kurse në raundin e dytë,pas një ndeshje pothuajse të barabartë kundër kanadezes,Beauchemin-Pinard humbi me një denim per pasivitet.

Më poshtë mund të shikoni intervisten e Majlindes pas garës.


Leave a Comment