Picture

Me 26 Gusht,në arenen sportive “Traktor” në Chelyabinsk të Rusisë,Majlinda Kelmendi mbrojti titullin e kampiones botërore që e fitoj vitin e kaluar në Rio De Janiero,Brazil.

E rankuar si bartësja e parë e grupit në kategorinë 52 Kg, ajo në raundin e parë ishte e lirë, për tu ndeshur në raundin tjetër me garuesen nga Venezuela,Vannesa Cortesia.

Ndeshja e saj e parë nuk zgjati shumë,ajo mbrenda 40 sekondave e hodhi garuesen nga Venezuela Ippon me O-Goshi duke kaluar në raundin e tretë.

Për të hyrë në mesin e tetë garueseve më të mira,Majlinda u ndesh me Mongolen,Bundmaa,Munkhbaatar e cila u denua tre here për pasivitet duke I mundësuar Majlindës të vazhdonte rrugën drejt titullit të kampiones.

Në cerek finale,Majlinda u takua me Kubanezen,Yanet Bermoy,nënkampione Olimpike nga Londra 2012.
Edhe në këtë ndeshje Majlinda dëshmoj aftësitë e saja të mëdha për të hudhur kundërshtaret.
Vetëm mbrenda një minute ajo hodhi dy here kubanezen,të paren herë Wazari me teknikën e saj të preferuar,Uchimatën dhe të dytën herë përsëri Wazari me Tani Otoshi.

Gjysëmfinalja ishte në mes të Majlindes dhe ruses,Natalia Kuzyutina me të cilën ishte ndeshur së fundmi në finalen e Kampionatit Evropian në Montpellier të Francës.
Në dy minutat e parë, ishte rusja ajo që e udhëheqte ndeshjen me një denim për pasivitet për Majlinden, por nuk kaloj edhe shumë kohë kur Majlinda e rikthej ndeshjen me një Yuko pasi kontroj një sulm nga rusja.
Kjo ndeshje sipas Majlindës ishte një ndër më të vështirat në këtë kampionat, e kjo fitore I solli Majlindes kualifikimin në finalen e madhe të kategorisë 52 Kg.

Deri në finale, nga grupi tjetër kishte arritur Romunja,Andrea Chitu,e cila në gjysëmfinale kishte triumfuar ndaj Brazilianes,nënkampiones botërore të vitit të kaluar,Erika Mirandës.
Në këtë finale, Majlinda hyri në ndeshje me vetëbesim të plotë kundër Romunes,Chitu.
Ajo e dominoj plotësisht ndeshjen, duke mos I mundësuar Romunes në asnjë moment mundësinë për fitore.
Majlinda e hodhi atë dy herë,Wazari me O-goshi dhe Yuko me Uchimatë.

Me këtë ndeshje, Majlinda përfundoj garën me sukses,duke e përsëritur titullin e Kampiones Botërore por kësaj radhe në Chelyabinsk të Rusisë.

Rezultatet përfundimtare:
http://www.ippon.org/wc_sen2014.php

Më poshtë mund të shikoni ndeshjen finale të Majlindes.


Leave a Comment