Picture

Para fillimit të Lojërave Evropiane në Baku,Federata Evropiane e xhudos organizoj një darkë solemne me rastin e ceremonise së ndarjes së çmimeve.Ceremonia e çmimeve është një ngjarje vjetore që njeh evropianët më të sukseshëm në botën e xhudos.

Në këtë mbrëmje u nderuan dhe u përshëndetën personalitetet dhe federatat kombëtare të EJU-së që kanë arritur suksese mbresëlenëse dhe që kanë dhënë 
 kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe popullarizimin e xhudos evropiane në vitin 2014 .

Kampionja e dyfishtë botërore Majlinda Kelmendi, për të dytën herë u nderua me çmimin e xhudistës më të mirë evropiane për vitin 2014.
Ajo e përfundoj vitin 2014  si Kampione Evropiane dhe Botërore në kategorinë 52 Kg, me gjithsej 7 medalje të arta nga 7 gara sa ishte pjesmarrëse.

Në këtë mbrëmje solemne  përveq Majlindës dhe trenerit të saj Driton Kuka,morrën pjesë edhe kryetari i komitetit olimpik të Kosovës Besim Hasani,kryetari i federatës së xhudos Agron Kuka,ministri Memli Krasniqi dhe gazetari i Rtk-së Gani Kosumi.
Fituesit e çmimeve

Xhudisti më i mirë evropian 2014: Avtandili TCHRIKISHVILI (GEO)

Xhudistja më e mirë evropiane 2014: Majlinda KELMENDI (IJF/KOS

Juniori më i mirë evropian  2014: Krisztián TÓTH (HUN)

Juniorja më e mirë evropiane 2014: Amandine BUCHARD (FRA)

Ekipi më i mirë 2014: Ekipi francez i vajzave

Trajneri më i mirë evropian për meshkuj 2014: IraklI UZNADZE (GEO)

Trajnerja më e mirë evropiane për femra: Martine DUPOND (FRA)

Ngjarja më e mirë 2014: Kampionati Evropian në  Montpellier

Organzimi më i mirë 2014: Kampionati Evropian U23

Personalitetet e vitit 2014: Teddy RINER (FRA) dhe Ilias ILIADIS (GRE)

Gjygjtari më progresiv  i vitit 2014: Mr. Vincent DRUAUX (FRA)

Gjygjtarja më progresive e vitit 2014: Ms. Annamaria FRIDRICH (HUN)


Leave a Comment