Picture

Majlinda Kelmendi,lidere në ranglistën botërore i solli Kosovës medaljen e parë të artë në një Kampionatë Botëror duke bërë që emri i saj të hyjë në librat historikë.

Kelmendi,shkroi historinë për vendin e saj.

Majlinda tregoi se pse ajo është numër një në botë duke e vulosur emrin e saj në historinë e sportit te Kosovës dhe duke u bërë sportistja e parë kosovare që fiton një medalje në Kampionatin Botëror për Senior.

Rritja meteorike e Kelmendit,22,që e kishte fituar medaljen e artë në kampionatin Botëror për Junior në 2009,vazhdoj me performancen e saj brilante kunder fitueses së Grand Slamit të Moskes,brazilianes,Erika Miranda.

Lufta në mes tyre filloj me nga një denim,shido për brazilianen për sulm të rremë dhe shido per Majlinden për pasivitet.
Majlinda ishte ajo që e hudhi brazilianen wazari për të vazhduar me mbajtje prej 15 sekondave në tokë,duke u shpallur kështu Kampione e Botës në kategorinë 52 kg për seniorë.

Para luftës finale,Majlinda është ndeshur me katër xhudiste të tjera ndër të cilat lufta më e fortë ka qenë me japonezen Yuki Hashimoto.

Me poshte mund te shikoni video-finalen kunder brazilianes.


Leave a Comment