Picture

Sot ne Minsk u mbajt edhe nje Kupe Boterore kategoria A e vlefshme per Kualifikim ne Lojera Olimpike.

Sportistja jone shkelqeu si javen e kaluar ne Rome dhe kesisoj me medaljen e arte siguroj edhe 100 pike te medha Olimpike dhe tash me ska dileme qe Kosova per here te pare ne historine e saj si shtet do kete sportist qe do merr pjese ne Lojera Olimpike me norme direkte e qe ne sportin e xhudos eshte TOP 14 ne  Ranglisten Olimpike e cila ka filluar me 1 maj 2010 e perfundon me 1 maj 2012.

Ne Minsk Majlinda ne 4 lufterat e saj dominoj dhe fitoj medaljen e dyte te arte ne karrieren e saj ne Kupen Boterore kategoria A per vetem nje jave.

Luften e pare e mundi garuesen nga Azerbejxhani Seydi Turana,ne luften e dyte ukrainasen e papershtatshme Buiok Maria per te ardhur ne gjysemfinale ku per 30 sekonda me ippon hudhi turken Aynur Samat.

Ne finale Majlinda dominoj dhe dy here e hudhi italianen Rosalba Forciniti njehere yuko dhe heren e dyte ippon dhe kesisoj Majlinda me te gjitha fitoret me ippon shtetit tone i siguroj pjesemarrje ne Olimpiade edhe pse lufta kualifikuese ende vazhdon ajo tani me komoditet mund te themi se 
as teorikisht nuk mun te bie nder 14 te parat keshut qe lufta do fokusohet qe te jete me plasman sa me te favorshem e ndoshta edhe ne 8 te parat.

Eshte kenaqesi qe shteti po perkrah aktivitetet e sportistes tone si dhe sponsorit gjeneral Shoqates se sigurimeve te Kosoves si dhe disa sponsor tjere si UJI AKULL dhe Illyria te cileve ju shkon nje  falenderim i madh.

Por tani me shume se kurre nevojitet shtytje edhe me e madhe e te gjitheve drejt Olimpiades 2012.

Foto: Majlinda Kelmendi ne gjysemfinale kunder turkes Aynur Samat.


Leave a Reply

Be the First to Comment!

avatar
  Subscribe  
Notify of