Picture

Ne kete fund jave me 14 dhe 15 Janar 2012, ne Almaty te Kazakistanit do te grombullohet ajka boterore e xhudos.

Ne cdo fillim viti kalendarik federata boterore e xhudos IJF mban Mastersin,gare kjo ku marrin pjese vetem 16 me te miret. 
“Sipas ranglistes Boterore,eshte kjo gare qe realisht sipas meje ka konkurrence edhe me te forte se vet Lojerat Olimpike,sa per ilustrim, 
ne kategorine ku garon Olimpistja jone marrin pjese dy japonezet, e te cilat jane me te mirat ne Bote qe disa vite, kurse ne Londra 2012 lejohet vetem nje garues nga nje shtet, keshtu qe Kazakistani do jete gara me e forte e vitit 2012″

theksoi selektori i xhudos per Kosove Driton Kuka.

Majlinda ne kete gare udheton e relaksuar, pa ndonje ngarkese, sepse ajo tani me ka siguruar normen Olimpike dhe kesisoj qellimi yne eshte qe forma e saj te arrihet ne momentin e duhur,ne Londer.
Forma e Majlindes eshte e mire dhe ne kete gare luan rol shorti, sepse ketu Majlinda mund te ndeshet me cilendo garuese e kjo do jete edhe nje fakt nga i cili do varet plasmani saj.
Sidoqofte Majlinda eshte sportistja e vetme qe eshte lindur dhe ngritur si sportiste ne Shtetin tone e cila merr pjese ne gara te ketij niveli dhe vete pjesemarrja dhe ftesa eshte sukses ne vete.
Me kete gare Majlinda fillon serine e garave dhe pergatitjeve per Olimpiade dhe kesisoj do punojme me ngulm qe Kosova te jete krenare per sportisten e saj ne vete Lojerat Olimpike. 


Leave a Comment