Picture

Gjatë festivalit të xhudos që po mbahet në Antalia të Turqisë,Majlinda Kelmendi,kampione aktuale Botërore dhe Evropiane u nderua nga Federata Evropiane e Xhudos me çmimin e xhudistes më të mire për vitin 2013.

Këtë cmim ajo e pranoj nga kryetari I EJU-së z. Sergey Soloveychik të cilin e falënderojë dhe u shpreh mirënjohëse për mbështetjene tij.


“Së pari falënderojë presidentin e EJU-së për mbështetjen dhe për cdo gjë që ka bërë për mua. Kurse sa I përket çmimit ky do të thotë shumë për mua dhe për vendin tim.
Më duhet të falënderojë të gjithë ata që më kanë ndihmuar.
Kjo është veçanërisht e veçantë kur vjen nga një shtet I vogël.
Të arrish një sukses kaq të madh si Kampione Botërore më bën shumë të lumtur dhe krenare.
Dua të bëj një falënderim të veqantë për personin që më ka sjell këtu,trenerin tim.
Pa të, unë nuk do të isha ku jam sot.”-përfundoj Majlinda.


Leave a Comment