Picture

Pas një pauze 8 mujashe nga garat per shkak të rikuperimit nga operacioni i gjurit ,Majlinda Kelmendi sot u rikthye në garat e xhudos duke rrëmbyer medaljen e artë në Kupën Evropiane në Sllovaki.
Ajo dominoj me rezultat maksimum (IPPON) te tre garueset me te cilat pati ndeshje, duke rinisur kështu  rrugën për Lojërat Olimpike,Rio 2016.

Në një konkurencë të fortë prej 33 garuesëve ,Akil Gjakova në kategorinë 73 Kg u kurorëzua me medalje të bronztë pas 5 fitoreve dhe një humbje.
Ai humbi në xhiron e dytë nga hungarezi Adam Stadler prandaj në ndeshjet përmirësuese u desh të fitonte edhe katër ndeshje të tjera për të arritur te medalja e bronztë.

Edhe garuesja tjetër Leutrime Krasniqi (57 Kg), sot u rikthye në gara pas 1 viti që nga rikuperimi i gjurit.
Me dy fitore dhe dy humbje Leutrimja arriti deri në ndeshje për medalje të bronztë mirëpo nuk arriti ta kalonte francezen Posvite.U radhit në vendin e pestë. 

16-vjeqarja Flaka Loxha (57 Kg) ende kadete,garoj për herë të parë në grupmoshën e seniorëve.
Ajo në xhiron e parë fitoj ndaj hungarezes Siroki mirëpo në xhiron e dytë u ndal nga italianja Rhigetti.
Në ndeshjet përmirësuese humbi nga Polakja Pawlikowska.

Fjolla Kelmendi (48 Kg) u kualifikua deri në ndeshje për medalje të bronztë,ajo u radhit e pesta pas humbjes nga kroatja Guszak.

Për Akil Gjakoven dhe Leutrime Krasniqin kjo ishte një garë testuese para Kampionatit Evropian për Juniorë që do të mbahet në Austri me 18-20 tetor.
Atyre do te ju bashkangjitet edhe garuesja Distria Krasniqi.


Leave a Comment