Picture

Majlinda Kelmendi deshmoj përsëri që është xhudistja më e mirë në botë në kategorinë 52 Kg.
Ajo në garën më të fortë të vitit,Grands Slamin e Parisit,tregoj dominancë të plotë ndaj kundërshtarëve të saj,duke mos iu dhënë mundësi ta rrezikonin në asnjë moment.

Pas 7 muajve rehabilitim nga operacioni i gjurit dhe më pas pas një lëndimi në shpindë,Majlinda mposhti  katër kundërshtaret e saj.
Në xhiron e parë mposhti me Ippon garesuen spanjolle Gomez,në të dytën pas një ndeshje të fortë me francezen Gneto medaliste e bronztë nga Lojërat Olimpike 2012  u kualifikua në gjysëmfinale.
Aty u ndesh me japonezen Yuki Hashimoto të cilën e befasoj duke e hudhur dy herë mbrenda ndeshjes.
Finalja ishte ndeshja më e lehtë për Majlinden ku u takua me zvicranen Tchop të cilën e hudhi Ippon brenda 2 minutave.Majlinda fitoj 500 pikë olimpike.

Në grupin tjetër në kategroninë 52 Kg,paraqitje shumë të mirë tregoj edhe Distria Krasniqi.
Ajo mposhti meksikanen Olviera,Francezen shumë të papërshtatshme Euranie dhe japonezen Shishime.
Në gjysëmfinale nuk arriti të fitonte ndaj zvicranes Tchop ku edhe pësoj një lëndim të vogël në krahrorë për shkak të cilit nuk u ndesh për medalje të bronztë.U radhit e pesta dhe fitoj 100 pikë olimpike.

Nora Gjakova (57 Kg) u radhit e 8-ta në këtë Grand Slam të Parisit.
Ajo mposhti me Ippon francezen Receavux dhe Ukrainasen Shushana,mirëpo në cerekfinale humbi nga japonezja Yoshida.
Në ndeshje për medalje të bronztë humbi nga hungarezja Karakas.Nora fitoj 80 pikë olimpike.


Leave a Comment