Picture

Majlinda Kelmendi shkëlqej në Dusseldorf,në një konkurrencë të tmerrshme ku ishin edhe Kampionja Botërore, japonezja 
Yuka Nishida, e Kampionja Evropiane, rumunja ,Andrea Chitu.

Grand prix në Dusseldorf ishte garë me konkurrencë të jashtzakonshme, Kosova u përfaqesua nga dy garueset më të mira,Nora Gjakova (57 kg) dhe Majlinda Kelmendi ( 52 kg).

Përderisa Nora e cila në 5 Kupat e fundit Botërore ka arritur tri medalje, në Gjermani ishte me fat shumë te keq ku që në xhiron e parë u ndesh me garuesen nga Japonia, Ishikawa dhe humbi luftën.

Majlinda në xhiron e parë ishte e lirë dhe priste fituesen e mecit të garueseve nga Mongolia dhe Venecuela,të cilen luftë e fitoj Mongolja,Baljinyamm.
Keshtu në xhiron e dytë Majlinda korri fitore kundër Mongoles e cila ishte shumë e papërshtatshme dhe në momente edhe e rrezikshme, ishte luftë e fortë me shumë rreziqe për Majlinden.

Në Xhiron e tretë, në luftën cerekfinale me garuesen nga Holanda, Ente Birgit, Majlinda pati mjaft vështirësi por edhe këtë luftë e fitoj dhe arriti në gjysëmfinale.

Koreanja Kim Mi RI ishte garuesja e cila në cerekfinale eliminoj garuesen më të mirë në Botë në kategorinë 52 kg, Japonezen, Nishida dhe lufta gjysemfinale ishte mjaft e fortë por Majlinda shkëlqeu dhe e deklasoj Koreanen.

Finalja e Majlindes ishte kundër Rumunës, Chitu,e cila është Kampione aktuale Evropiane dhe e treta nga Kampionati Botëror për senior. 
Luftë e madhe e pakompromis me shumë kthesa por Majlinda në finale demonstroj cilësi e luftë të fortë i dhe me përpikmëri realizoj planin e konceptin e planifikuar para luftës.

Majlinda me këtë medalje shënoj 300 Pikë në Ranglistën Botërore dhe tani më do dal në vendin e dytë në ranglistën botërore që eshte suksesi me i madh i saj por edhe i mbarë sportit Kosovar në histori.

Në Dusseldorf do qëndrohet në Kamp Pergatitor disa ditë dhe përvec Departmentit te sportit udhëtimin në Gjermani e ndihmoj KS Dardania e cila kompani bashkë me sponsorët e Olimpistes
tonë Uji Akull dhe Kajot meritojnë cdo lavdatë.

Më poshtë mund të shikoni fotot  dhe finalen e Majlindes me Romunen Chitu.


Leave a Comment