Picture

Marius Vizer eshte  zgjedhur President i  Organizatës Sportive SportAccord. SportAccord është shoqatë që mbledh të gjitha  federatat sportive ,olimpike dhe jo-Olimpike nderkombetare.

Vizer: “Është një fakt i njohur se jeta ime ka qenë e dedikuar për Xhudon dhe sportin në përgjithësi dhe kjo do të mbetet e pandryshuar.: Unë jam i gatshëm për të vënë kohën dhe energjinë time në shërbim të zhvillimit dhe progresit të te gjitha sporteve”

Vizer u mbështet nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv IJF dhe të kryetareve te federatave te tjera  për të kandiduar për këtë punë dhe ai pati sukses.

Presidenti IJF mposhti Bernard Lapasset në Shën Petersburg, me 52 vota kundër 37.

SportAccord është organizatë ombrellë për të gjitha federatate sportive olimpike dhe jo-olimpike ndërkombëtare, si dhe organizatore e multi-lojrave sportive.
 SportAccord ka 91 anëtarë të plotë dhe 16 anëtarë të asociuar të cilët të gjithë morën pjesë në votim për të zgjedhur një president të ri në përfundim të konventës-javore në Shën Petersburg..

Marius Vizer ka fituar falënderim të gjerë për ndryshimet që ai ka arritur në xhudo pasi u zgjodh si President IJF në vitin 2007. Ato përfshijnë zhvillimin e  lulëzuar te World Tour Judo, forcimi vendin e sportit si një sport integral në Olimpiadë dhe inicimin e ndryshimeve te rregullave  për të bërë xhudon sport më tërheqës për një audiencë më të gjerë.

Pasi u njoftuan rezultatet, Presidenti i ri i Sport Accord tha : “Është një fakt i njohur se jeta ime ka qenë e dedikuar për Xhudon dhe sportin në përgjithësi, dhe kjo do të mbetet e pandryshuar: Unë jam i gatshëm për të vënë kohën dhe energjinë time në shërbim të Zhvillimi dhe përparimit  të te gjitha sporteve.

“Duke i kombinuar Xhudon me aktivitetet e  SportAccord, unë konsideroj që ne mund të sjellim më shumë vlera në të dy organizatat.”


Leave a Comment