Procesverbal
 
Nga mbledhja e Bordit te FXHK-se mbajtur ne Peje me 29.01.2017.

Anëtaret e pranishëm ne mbledhje jane me sa vijon :
 
Anetar te bordit:
 
1. Driton Kuka
2. Agron Kuka
3. Remzi Begu
4. Anton Cena
5. Fatos Tabaku
6. Linda Cena
7. Agron Krasniqi
8. Shahin Behrami
 
Pjesemarres:
 
9. Idriz Mehmeti
10. Mustafe Veseli
11.Basri Islami
12. Adnan Deliu
13.Daut Dauti
14.Fatmir Salihaj
 
Mbledhjen e hapi krytari i FXHK-se Agron Kuka i cili faleminderoi anëtaret e pranishëm për ardhjen.
Verifikues dhe procesmbajtës u caktua Anton Cena.
Pikat e rendit të mbledhjes të FXHK-së ishin :
 
1. Miratimi i rendit të ditës.
2. Promovimi i Driton Kukes dhe Majlinda Kelmendit ne breza 6 Dan dhe 4 Dan
3.Aprovimi dhe dhenia e parceles per ndertimin e qendres se xhudos ne Peje
4.Pergaditja per Kadet dhe Turniri ne Zagreb
5.Te ndryshme
 
Pika e pare e rendit te ditës ishte miratimi i rendit te ditës, e cila u aprovua nga antaret e bordit.

Pika e dyte e rendit te ditës e shqyrtoj Kryetari Agron Kuka ku ai propozoi qe Driton Kuka te promovohet ne Brezin e Zi 6 Dan ndersa Majlinda Kelmendi ne 4 Dan.
Pra Ne baze te rezultateve dhe suksesit te arritur Federata ka te drejte te promovoj persona per brez.
Ky propozim u aprovua nje zeri nga te gjithe anetaret e bordit.
Driton Kuka nder te tjera tha:
Klubet e Kosoves kane te drejte te bejne propozime ne Federate per promovime.
Klubet mos te kufizohen, gjate vitit mund te kerkojne qe te promovohen apo te hyne ne provim per brez.
Duhet ta kemi pjese te rregullores qe personat nese nuk jane aktiv ne xhudon e Kosove dhe ne nuk e dime veprimtarin e tyre nuk mund te vine ketu te gradohen apo te promovohen per breza.
Ndersa ne te kunderten Klubet e Kosoves mos te hezitojne te propozojne garues, trener apo zyrtar qe te gradohen.
 
Pika e trete e rendit te dites ishte lajmi i mire, jo vetem per ne si komunitet i xhudos, por eshte lajm i mire per te gjitha sportet ne Kosove se cka mund te arritet me nje rezultat dhe me pune serioze.
Pra neve si Federate, na eshte dhuruar nje parcel prej 16 ari ne qender te qytetit te Pejes, ku ne bashkpunim me Ministrine e cila e ka ndare buxhetin per kete vit dhe vitin tjeter, dhe me kete buxhet do te ndertohet nje qender nacionale vetem per sportin e Xhudos me te gjitha objektet percjellese.
Pra ne kete projekt do te vendoset edhe selia e Federates.
Shfrytezues i kesaj palestre do te jete vetem Federata e Xhudos.
 
Objekti do te jete afarist me mirembajtje:
Afarizem
Fjetje
Selia e Federates
Parking nentoksor
 
Objekti do te jete 5 katesh.
Palestra do te jete 600m2 me fitness dhe me te gjitha objektet percjellese.
Ka mundesi te mbahen garat e Kosoves, por me shume eshte e destinuar objekti per kampe nacionale.
 
Pika e katert e rendit te dites ishte pergaditja per kadet dhe kupa Evropiane ne Zagreb.
U kerkua nga treneret qe nese kane kadet ti dergojne listat qe te merren parasysh.
 
Ne piken e fundit te rendit te dites u shqyrtuan tema te ndryshme,nje nder to ishte edhe njoftimi nga Driton Kuka per nje gare per femije ne Graz te Austris ku nder te tjera tha:
Ju njoftoj qe ne muajin e 6-te do te mbahet nje gare dhe kamp i xhudos ne Austri.
Ku mund te marrin pjese garues nga U12,U14,U16 dhe U18 pra secili klub ka te drejte te dergoj nga nje garues.
Pra per garues Kadet u la lista e hapur keshtu qe presim nga klubet te na dergojn emrat e garuesve qe ata mendojn qe mund te marrin pjese ne Kupen Evropiane ne Zagreb qe do te mbahet kete vit ne muajin mars.
 
Me kaq perfundoi kjo mbledhje
 
Peje                                                  Procesmbajtësi
29.01.2017                                       Anton Cena 
 

Leave a Comment