Ajo me këtë medalje përforcojë pozitën e saj në ranglistën olimpike duke fituar 160 pikë të reja olimpike.
Për Norën kjo ishte medalja e dytë zyrtare nga kampionati evropian për senior,pas asaj të viti të kaluar në Lojërat Evropiane në Baku.
Nora Gjakova tregoj një performancë të shkëlqyer,ajo mposhti garuese të cilat vitin e kaluar kishin fituar kundër saj.
Nora në xhiron e parë mposhti rusen Mezhetckaia duke e hudhur dy herë wazari.
Në xhiron e dytë u takua me austriaken Filzmoser,ndeshja ishte shumë e fortë,me aksione të fuqishme nga të dyja garueset,Nora u tregua më aktive në dy minutat e parë dhe austriakja u dënua dy herë,më pas u dënua Nora me shido mirëpo 15 sekonda para përfundimit Nora e hudhi austriaken Ippon dhe u kualifikua për ndeshjen e radhës.
Në cerekfinale Nora mposhti me Ippon pas 2 minutave garuesen nga Izraeli Nelson-Levy.
Gjysëmfinalja ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për Norën,ajo u takua me garuesen nga Bullgaria Ilieva.
Ndeshja deri në përfundim të kohës së caktuar (4 minuta) ishte e barabartë,pa gjuajtje e pa denime.
Pas një minute e gjysëm në vazhdime Ilieva fitoj ndeshjen duke e hudhur Norën wazari.
Në ndeshjen përmirësuese,ndeshjen për medalje të bronztë,Nora u rikuperua nga humbja në gjysëmfinale dhe u përgadit për ndeshjen kundër britanezes Nekoda.
Në këtë ndeshje Nora hyri e motivuar për medalje dhe e fitoj ndeshjen duke e hudhur britanezen wazari para minutes së dytë.
Me këtë medalje Nora bën një hap të madh drejt Lojërave Olimpike që do të mbahen në Rio de Zhaniero në Brazil me 6-12 gusht 2016.