Picture

Majlinda Kelmendi e treta në Evropë!
Nga 25-28 prill në Budapest të Hungarisë u mbajt Kampionati Evropian i xhudos për Seniorë.
Kelmendi më në fund arriti që të vërtetojë cilësinë e saj edhe në Kampionatin Evropian, duke fituar kështu medaljen e parë evropiane për seniorë jo vetëm për të por edhe për shtetin e  Kosovës.

Majlinda në këtë kampionat udhëtojë si favorite pasi është e rankuar si e para në ranglistën botërore në kategorinë 52 kg.
Në xhiron e parë ishte e lirë,kurse në të dytën e ndesh me polaken Pawlikovska me të cilën e dominoj luftën me dy gjuajte të fuqishme ( Wazari), duke e siguruar lufën për në cerekfinale.
Në cerekfinale u takua me italianen Giufrida me të cilën ishte duke udhëhequr me denime deri në sekondat e fundit,por italianja shënoj gjuajte (Yuko) e cila në xhudo është më e vlefshme se denimet dhe kështu shënoj fitore.

Në repasazh, e rimotivuar për medalje,Majlinda u ndesh me hungarezen Maros Barbara e cila edhe pse ishte e mbështetur nga publiku hungarez nuk arriti që të rrezikonte Majlinden asnjë sekond duke u diskualifikuar rreth minutës së 3-të.

Lufta për medalje ishte mjaft e fortë,Majlinda u ndesh me gjermanen Kraeh të cilën garen e fundit e kishte mundur për vetëm disa sekonda,mirëpo as tani nuk u dorëzua,dy herë shënoj gjuajtje(Yuko dhe Wazari) duke e fituar kështu medaljen e parë evropiane për seniorë,historike për të dhe për Kosovën

Medaljen e artë ne kategorinë ( 52 kg) e fitoj rusja Kuzyutina ,kurse të argjendën romunja Chitu.

Përveq Majlindës,reprezentacioni i Kosovës u prezentua edhe me  tre xhudistë të tjerë,Nora Gjakova ( 57 kg), Distria Krasniqi ( 52 kg) dhe Zymer Zeka (73 kg).

Nora Gjakova( 57 kg) në xhiron e parë u ndesh me Italianen Regis,e cila u diskualifikua nga gara pas 4 denimeve (shido).
Në luftën e dytë u takua me portugezen Telma Monteiro,Ish Kampionen Evropiane,të cilën e penalizuan me tri denime(shido) për pasivitet, mirepo portugezja shenoj gjuajte ( wazari ) e cila është më e vlefshme se denimet dhe vazhdoj rrugen me tutje duke fituar medalje të bronztë në këtë kategori.

Distria Krasniqi ( 52 kg)  nje shpresë e madhe e xhudos,në Evropian bëri një përvojë më shumë,luftoj dhe humbi në xhiron e parë kundër Italianes Moretti.

Zymer Zeka (73 kg) në xhiron e parë Ishte i  lirë kurse në xhiron e dytë humbi kundër garuesit nga Moldavia edhe pse ishte në pjesën më të madhe të luftës duke udhëhequr.

Xhudo në histori të sportit Kosovar , promovohet I pari Sport me rezultate kulminante pas pavarësimit të sportit Kosovar.

Në cdo shtet në Botë medaljet e arritura në Evropian,Botëror dhe Olimpiada për senior janë te vetmet rezultate Kulminante.

Kjo ilustron te arriturën në Budapest,kjo tregon që Majlinda është sportistja e parë Kulminante e shtetit të Kosovës.



Lufta për medalje të bronztë

Leave a Comment