Picture

Majinda Kelmendi, për herë të parë ,fitoj medalje në Grand Slamin e Parisit,e cila është gara më e madhe e vitit, sa i përket Kupave Botërore. 

Kelmendi, arriti te fitoj medaljen e argjend ,pas gjithsej 4 luftërave, ku 3 prej tyre i fitoj, kurse në finale u mposht nga japonezja Hashimoto.

Në Paris,përveq Majlindës mori pjesë edhe xhudistja tjetër , Nora Gjakova.

Gjakova, shënoj fitore në xhiron e parë kundër francezes Elliot , kurse në xhiron e dytë, u desh të ndeshet me 
Japonezën Yamamoto, e cila është garuesja  më e mirë në Botë në këtë kategori.
Nora arriti ti fitonte gjithsej 60 pikë,duke u ngritur kështu në ranglistën botërore, nga vendi i 41-të ,në vendin e 32-të.

Majlinda, në xhiron e parë ishte e lire, kurse në xhiron e dytë për herë të 4-të mposhti finlanedezen Sundberg për të ardh në cerekfinale ,ku bidshëm ,me Ippon, mposhti francezen Delsalle.

Në gjysëmfinale, Majlinda mposhti japonezen, Miyakawa, të cilën me një tempo të furishme e detyroj në pasivitet dhe ishte një ndër luftërat më të forta në karrieren e Majlindës.

Në Bercy, ishte atmosfera më e bukur e parë ndonjëherë për lufterat finale,para 20,000 shikuesve, Majlinda në emër të Kosovës ,prapë përballë kishte japonezen, Hashimoto ,e pas një lufte të madhe asnjera garuese nuk arritën gjujtje ,referët dënuan Majlinden, denime qe vëtem referi kryesor i kishte parë dhe kësisoj Japonezja fitoj medaljen e artë kurse Majlinda  të argjendtën.

Majlinda me këtë medalje fitoj 300 pikë për Ranglistën Botërore dhe kësisoj ajo tani është e radhitur e 3-ta në ranglistën botërore në kategorinë deri në 52-kg.


Leave a Comment