Në palestrën e xhudos “Ippon” në Pejë u mbajtë stërvitja e përbashkët për seleksionimin e kadetëve U18, si dhe seminari për trener dhe refer kushtuar rregullave të reja 2018.

Në këtë stërvitje u zhvilluan disa ndeshje ku u seleksionuan garuesit për gara ndërkombëtare nga selektori i Kosovës Driton Kuka.

Ai i vlerësoi garuesit sipas asaj që treguan gjatë ndeshjeve, njëkohësisht gjatë zhvillimit të këtyre ndeshjeve u sqaruan rregullat gjatë situatave të ndryshme, për poena, për denime si dhe situata të tjera.

Trenerët dhe referët parashtronin pyetje kur diçka ishte e paqartë.

Ndeshjet kaluan mirë dhe pa lëndime.

Leave a Comment