Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve me federatat sportive, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi edhe me Federatën e xhudos së Kosovës (FXHK).

Në bazë të memorandumeve të nënshkruara sot, ofrohet mbështetja financiare nga ana e MKRS-së për FXHK-në në vlerë prej 137,115 euro të cilin dokument e nënshkroi kryetari Agron Kuka.

Memorandumet që u nënshkruan sot janë në vazhdën e mbështetjes financiare të drejtpërdrejt që ministria ofron për federatat sportive me qëllim që ato të arrijnë të përmbushin planin dhe objektivat për këtë vit. I përgëzoj katër federatat që nënshkruan sot këto marrëveshje do t’i quaja me MKRS-në. I inkurajoj drejtuesit e këtyre federatave që të organizojnë aktivitete e gara sa më cilësore dhe të fokusohen edhe në ngritjen e cilësisë dhe rezultateve”, tha ndër të tjera ministri Gashi.

Ndërkaq, nga ana tjetër, drejtuesit e federatave që morën mbështetje pas nënshkrimit të memorandumeve, u shprehën të lumtur për përkrahjen e vazhdueshme që ministria po jep për federata dhe kjo ka ardhur duke u rritur vazhdimisht vit pas viti. Me kategorizim, kanë vlerësuar ata, është bërë një qartësi se kush punon dhe siguron rezultate në gara, paguhet sipas meritave dhe kjo është e mirëseardhur, kanë konsideruar drejtuesit e këtyre federatave.

Leave a Comment