Picture

Medalistja e bronztë e Lojrave Evropiane Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi ishin garueset e vetme që përfaqësuan Kosovën në Kampionatin Botërorë që po mbahet në Astana të Kazakistanit.

Për 19 vjeqaren Krasniqi,kjo ishte paraqitja e saj e parë në Kampionatin  botërorë për senior.
Ajo në raundin e parë ishte e lirë,kurse në të dytin mposhti me wazari  finlandezen Kakko për tu kualifikuar më tutje.
Në cerekfinale Distria u takua me Kampionen aktuale  Evropiane  Andrea Chitu,ajo zhvilloj një ndeshje shumë të mirë duke udhëhequr deri në fund të ndeshjes me rezultat 2-1  me dënime.
Mirëpo edhe pasi ndeshja përfundoj në kohë të rregullt,referët vendosën ta denojnë Distrien edhe me një dënim me arsye se kishte dalë jashtë tatamit në sekondat e fundit para përfundimit të ndeshjes.
Kjo e vazhdoj ndeshjen edhe për disa sekonda në Golden Score ku Distria u dënua me shido dhe fitorja i takoj romunes Chitu.

Në ditën e tretë të garave përformoj  në kategorinë 57 Kg garuesja Nora Gjakova.
Ajo në ndeshjen e parë mposhti me dy wazari garuesen nga Zelanda e re Manuel Darcina.
Në raundin e dytë u takua me Austriaken Tina Zeltner ndaj së cilës kishte humbur këtë vit në Samsun të Turqisë.
Kësaj radhe ishte Gjakova ajo që shënoj fitore duke e moshtur austriaken Zeltner me tri dënime për pasivitet.
Në cerekfinale Nora u mposht me një yuko nga Mongolja Dorsurjen duke mos pasur mundësi që të vazhdoj më tutje.

Të dy garueset kanë fituar nga 108 pikë të reja olimpike duke avancuar kështu në Ranglistën botërore dhe olimpike.


Leave a Comment