Picture

Dita e parë e Kupës Botërore “African Judo Open” në Tunis,shënoj fillimin e ciklit të garave botërore për vitin 2015 sipas kalendarit të Federatës Botërore të xhudos.

Nora Gjakova filloj vitin mbarë duke fituar medaljen e parë të artë në një Kupë Botërore për të rritur dhe 100 pikë të reja olimpike.

Ajo në ndeshjen e parë e mposhti me Ippon garuesen nga Zvicra,Emilie  Amaron, për të triumfuar përsëri ndaj garueses tjetër,gjermanes Viola Waechter,ndaj së cilës shënoj dy hudhje,Wazari dhe Yuko.

Në cerekfinale,Nora u takua me spanjollen, Jaione Equisoain të cilën e moshti bindshëm me një Wazari.
Kurse finalja, ishte ndeshja më e fortë e Norës, ajo u përball me francezen,Helene Receveaux, të cilën e hudhi Wazari në minutën e parë dhe më pas e mbrojti rezultatin deri në përfundimin e kohës së rregullt të ndeshjes.

Nora me këtë medalje të artë siguron pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike Evropiane,të cilat do të mbahen në qershor të këtij viti.

Në këtë garë morri pjesë edhe Akil Gjakova i cili u mposht në ndeshjen e parë nga garuesi nga Tunisia.
Ai së fundmi ka bërë ndrrimin e kategorisë nga 66 Kg në 73 Kg dhe sipas përzgjedhësit të xhudos së Kosovës,Driton Kukës,nevojitet kohë dhe përvojë deri në adaptimin e Akilit në kategorinë e re.


Leave a Comment