Picture

Pas suksesit te arritur në African Judo Open në Tunis ku Nora u stolis me medalje të artë,reprezentacioni I Kosovës u rikthye përëri me fitore nga European Open në Bullgari.

Nora Gjakova arriti të fitonte medaljen e bronztë në garën European Open në Sofje të Bullgarisë,Akil Gjakova u radhit në mesin e tetë më të mirëve kurse Distria Krasniqi e përfundoj garën me një fitore e një humbje.

Nora me katër fitore dhe një humbje, fitoj medaljen e bronztë në kategorinë 57 Kg,ku garuan 39 xhudiste për të qenë medaliste në këtë kategori.

Në ndeshjen e parë kundër garueses nga Ukraina, Mariia Skora,Nora e dominoj ndeshjen,Skora u dënua tre herë për pasivitet ,e rreth minutës së tretë Nora e hodhi wazari dhe vazhdoj me mbajtje 20 sekonda të tjerë për ta përfunduar ndeshjen me Ippon.
Në raundin tjetër,Nora u takua me zvicranen Evelyne Tschopp, të cilën e hodhi Ippon për 22 Sekonda.
As ndeshja në Cerekfinale kundër Romunes Dobre, nuk zgjati më shumë se një minutë sepse ndeshja përfundoj me Ippon.
Gjysëmfinalja ishte një “luftë” e fortë në mes të Nores dhe japonezes Tamaoki.
Ndeshja përfundoj me fitore për japonezen e cila udhëheqi me një wazari kurse Nora kishte një Yuko që ishte poen më I vogël se i japonezes.
Në ndeshjen për medalje të bronztë,Nora luftoj kundër zvicranes Csatari,të cilën e mposhti bindshëm pasi e hudhi Yuko rreth minutes së tretë.

Garuesi tjetër,Akil Gjakova, I cili garoj në kategorinë 73 Kg ku ishin pjesmarrës 51 garues, u radhit në vendin e
 7-të.
Në raundin e parë shënoj fitore kundër garuesit nga Serbia Nemanja Petrovic,të cilin e eliminoj nga gara afër minutes së dytë me një Ippon në Ne-Waza.
Në ndeshje tjetër,Akili fitoj përsëri,ai mposhti portugezin Fernandez pas një gare të fortë mes tyre sepse të dy garuesit kishin nga një gjuajtje të vlerësuar me Wazari,mirëpo Akili ishte më aktiv kurse Fernandez ishte I dënuar me një shido për pasivitet.
Për të hyrë në Cerekfinale,Akili mposhti garuesin nga Mali I Zi Nebojsa Gardasevic,me dy dënime për pasivitet dhe me një gjuajtje Ippon në sekondat e fundit.
Në gjysëmfinale Akili humbi ndeshjen për shkak të mungesës së përvojes në kategorinë e seniorëve.
Ai në fillim të ndeshjes e hodhi Wazari Ukrainasin Khomula,mirëpo pas një minute ishte Khomula ai që fitoj ndeshjen pasi e hodhi Akilin Ippon.
Në ndeshjen përmirësuese Akili edhe pse u tregua më I matur se në ndeshjet e tjera,nuk arriti ta mposhtë Francezin Chaine duke u radhitur kështu në mesin e tetë garuesëve më të mire në kategorinë 73 Kg.

Për garuesen tjetër, Distria Krasniqi,kjo ishte gara e parë ndërkombëtare për vitin 2015.
Ajo morri pjesë në këtë garë në kategorinë 52 Kg ku ishin pjesmarrëse 24 garuese.
Distria ndeshjen e parë e kaloj me fitore kundër garuese nga Kazakistani Kutsenko,të cilën e moshti me dy dënime për pasivitet.
Në Cerekfinale,ajo u takua me medalisten olimpike,francezen Priscilla Gneto me të cilën zhvilloj një ndeshje mjaft të fortë,Gneto u dënua dy herë për pasivitet mirëpo rreth minutes së tretë ajo e hodhi Distrien Yuko,gjuajtje që nuk ishte edhe shumë e pastër por që u cilësua si e tillë nga gjygjtarët që e favorizonin më shumë medalisten olimpike.

Gara e ardhshme për këta tre garues do të jetë Grand Prix në Dyseldorf ,ku do të vazhdojnë garën për normën olimpike.


Leave a Comment