Picture

Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian për seniorë të rinj deri në 23 vjeq, që u mbajt në Wroclaw të Polonisë.
Në finale ajo mposhti rusen,Anastasiia Konkina,ndaj së cilës fitoj me wazari.
Për të arritur deri në finale, Nora mposhti edhe tre garuese tjera.

Në ndeshjen e parë u takua me Polaken,Arleta Podolak e cila ishte një ndër garueset favorite në kategorinë e Norës për të fituar medaljen e artë.


Nora e mposhti bindshëm këtë garuese duke e hudhur Ippon rreth 
minutës së tretë.

Në cerekfinale u ndesh me italianen,Maria Centracchio të cilën e mposhti me një yuko dhe një denim për pasivitet.

Gjysëmfinalja ishte fitorja më e shpejtë për Noren,ajo vetëm pas 18 sekondave e hodhi  Ippon garuesen nga Lituania dhe u kualifikua në finale të Kampionatit Evropian U23.

Përveq Norës,në këtë garë morrën pjesë edhe tre garues tjerë, Korab Morina (66 Kg),Akil Gjakova (73 Kg) dhe Besfort Nallbani (81 Kg).


Korab Morina u eliminua në raundin e parë nga Holandezi,Junior Deggen.
Akil Gjakova në ndeshjen e parë mposhti Lituanezin ,Regimantas Rybinas kurse në ndeshjen e dytë u mposhtë nga Nikola Gardasevic (MNE).
Edhe Besfort Nallbani u elimua në raundin e dytë, nga Ivaylo Ivanov (BUL) pasi mposhti në ndeshjen e parë. hungarezin Daniel Szecsi.


Leave a Comment