Picture

​Medalistja e bronztë e Lojërave Evropiane Nora Gjakova,tregoj një paraqitje të jashtëzakonshme në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Ajo në kategorinë 57 Kg ku garuan 22 garuese, arriti të stoliset me medalje të argjendtë.

Nora në këtë garë ishte e rankuar e 7-ta në bazë të ranglistes botërore dhe si e tillë në xhiron e parë ishte e lirë.
Në xhiron e dytë,Nora mposhti me Ippon garuesen nga Izraeli Camila Minakawa,duke e hudhur së pari wazari e më pas duke vazhduar për 15 sekonda në Osae-komi-waza që të përfundojë ndeshja me Ippon.

Në cerekfinale u takua me hungarezen Hedwig Karakas, e cila e kishte mposhtur Norën në tetor në Grand Slam të Parisit.
Nora këtë ndeshje e fitoj duke e hudhur Yuko hungarezen në minutën e dytë dhe më pas e udhëheqi ndeshjen deri në pëerfundimin e kohës reale (4 minuta).

Gjysëmfinalja ishte ndeshja më e fortë dhe më e rëndësishme për Norën sepse i ja sigurojë vendin në finalen e madhe të Grand Prix Tbilisit.
Ndeshja ishte e ashpër që nga minuta e parë, me shumë aksione nga të dyja garueset duke mos lënë hapsirë për dënime deri në 30 sekondat e fundit kur francezja Pavia u dënua për pasivitet.
Për ta përforcuar rezultatin,në sekondën e fundit Nora e hudhi Yuku medalisten olimpike duke u kualifikuar për herë të parë në karrierë në finalen e një turneu Grand Prix.

Finalja e kategorisë 57 Kg ishte ndeshja e fundit për ditën e parë të garave,Nora Gjakova kundër brazilianes, kampiones botërore të vitit 2013 Rafaela Silva.
Ndeshja filloj me nga një shido për pasivitet për dy garueset vetëm mbrenda minutës së parë,mirëpo kur në semafor kishin mbetur edhe një minutë e gjysëm brazilianja befasoj Norën me një teknikë jo të zakonshme (Juji gatame ) duke e fituar edhe vendin e parë.
Nora me medaljen e argjendtë fitoj 180 pikë olimpike,me të cilat tani do të futet në mesin e garueseve të kualifikuara me normë olimpike.(Deri tani ka pasur normën olimpike evropiane)

Garuesja tjetër,kampionja botërore për juniore në kategorinë 52 Kg Distria Krasniqi,në xhiron e parë ishte e lirë kurse në të dytën u takua me korenanen Kim Mi-Ri e cila në ndeshjen e parë e kishte mposhtur rumunen 
Florian Larisa.
Distria e filloj ndeshjen mbarë duke e hudhur në minutën e parë me yuko koreanen Kim.
Ndeshja më pas morri një kahje tjetër sepse Distria u dënua për pasivitet dhe 8 sekonda para përfundimit korenja e hudhi yuko duke e fituar ndeshjen.

Akil Gjakova në kategorinë 66 Kg poashtu nuk arriti të kaloj xhiron e parë,ai u ndal nga turku Sinan Sandal i cili më pas u stolis me medalje të bronztë.

Garuesit morrën pjesë nën flamurin e IJF-së (Federatës Botërore të xhudos) sepse shteti i Gjeorgjisë nuk e njeh ende Kosovën.

Gara e ardhshme do të mbahet në Samsun të Turqisë me 1-2 Prill.
Pjesmarrës do të jenë Distria Krasniqi (52 Kg) dhe Akil Gjakova (66Kg).


Leave a Comment