Picture

Xhudistës kosovare, Nora Gjakova sot i është ndarë shpërblimi shtetëror bazuar në rregulloren për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët kulminantë që arrijnë të marrin medalje në Kampionate Evropiane dhe Botërore.

Nora së fundmi është stolisur me medalje të artë në Kampionatin Evropian U23 që u mbajt në Wroclaw të Polonisë me 14-16 Nëntor.

Ajo ka marrë shpërblimin në vlerë prej 5 mijë eurove kurse treneri i saj Driton Kuka,2500 Euro.

Ministri Krasniqi vlerësoi se Nora Gjakova është një nga sportistët më të suksesshme të Kosovës dhe që me paraqitjet dhe sukseset e saja, bashkë edhe me kampionen Majlinda Kelmendi dhe xhudistët e tjerë, kanë bërë që Kosova të njihet anekënd botës.


Leave a Comment