Picture

Të shunën, në Sofje të Bullgarisë,është mbajtur Kupa e parë e  Botës për vitin 2013.


Reprezentacioni i Kosovës në krye me përzgjedhesin e xhudos,Driton Kuka është paraqitur me tri xhudiste,Nora Gjakova (57 kg) ,Leutrime Krasniqi (57 kg) dhe Distria Krasniqi (52 kg).


Xhudistja kosovare,Nora Gjakova,është stolisur me medalje të bronztë në kategorinë deri në 57 kg.

Nora luftën e parë ishte e lirë,derisa në luftën e dytë e ka mboshtur garuesen nga Izraeli Greenberg,Maayan.
Në cerek finale u ndesh me garuesen gjermane Viola,Waechter të cilen e hudhi për Ippon që në minutën e parë.
Lufta për të hyrë në finale ishte nje ndër ndeshjet më të forta që kishte Gjakova në këtë Kupë Botërore kundër japonezes Ono,Shoko,edhe pse këtë ndeshje nuk arriti ta fitonte, Nora në luftën për medalje të bronztë kundër japonezes tjetër, Otomo,Makiko shënoj fitore.


Distria Krasniqi dhe Leutrime Krasniqi,dy garueset tjera, ende juniore ,qe perfaqesuan Kosoven ne kete gare,arriten te shenonin nga nje fitore.

Leutrimja ,në luftën e parë u ndesh me garuesen nga Izraeli ,Noa,Snir duke u kualifikuar në ndeshjen tjeter, ku u eliminua nga portugezja Monteiro.

Distria ndeshjen e parë e fitoj kundër japonezes Kuroki,Miharu, mirëpo në ndeshjen e dytë, u eliminiua nga garuesja nga Belgjika, Heylen, përkundër faktit që ishte duke udhëhequr deri ne minuten e fundit.

Sfida e radhes per garueset kosovare do te jete Grand Slam ne Paris qe do te mbahet me 9 e 10 shkurt.
Atje do te garojne Majlinda Kelmendi (52 kg) dhe Nora Gjakova (57 kg).



Leave a Comment