Picture

Olimpistja kosovare Kelmendi dhe trajneri i saj Kuka janë duke bërë përgaditje fizike në Slloveni dhe Austri që përfshinë ngasje të bicikletës, vrapim dhe ngjitje me fokus ne stervitje aerobe në lartësi mbidetare mbi 2000.
Stërvitjet janë të gjata dhe të forta në mënyrë që do të ndihmojnë olimpisten që të perballohet me 2 muajt e fortë dhe të rëndë për Olimpisten e vetme Kosovare në ciklin përfundimtar përgatitor për Londra 2012.


Përgaditjet kanë filluar me 05 maj dhe do zgjasin deri më 20 maj. Në këtë përgatitje po marrin pjesë 8 garues të kualifikuar për Olimpiadë si dhe shumë sparing partnerë të tyre nga 4 shtete.
Gjatë kësaj kohë do të bëhen edhe disa testime fizike dhe të intolerances per nutricionizem.

Kelmendi është kosovarja e parë që ka arritur normën olimpike dhe me këtë ka siguruar pjesëmarrje në Londra 2012. Pjesëmarrja e saj është e garantuar përderisa në fund të këtij muaji do të vendoset nëse ajo të të paraqitet me flamur olimpik si sportiste e pavarur nga Kosova apo në kuadër të ekipit Olimpik Shqiptarë.

Në foto shihet Majlinda gjatë një stërvitje specifike në qytetëzen e Bledit në Slloveni Kelmendi ushtron për 6 orë ngjitje në shkëmb apo alpinizëm dhe ku ushtrohen shumë elemente që i duhen cdo sportisti për të ngritur performansen fizike.


Leave a Comment