Picture

Pas garës së fundit për vitin 2015 Grand Slamit të Tokios,xhudistët kosovarë përkatësisht ekipi olimpik në krye me përzgjedhësin e xhudos për Kosovë Driton Kukën,qëndruan 10 ditë në përgaditjet ndërkombëtare në Japoni.

Në këto përgaditje të përkrahura nga IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) dhe KOK (Komiteti Olimpik i Kosovës) morrën pjesë Majlinda Kelmendi,Nora Gjakova,Distria Krasniqi,Akil Gjakova dhe kadetja Flaka Loxha.

Gjatë 10 ditëve u zhvilluan dy kampe përgaditore në mes të garuesëve japonezë dhe atyre ndërkombëtarë,Kampi ndërkombëtar prej 7-10 Dhjetor dhe Kampi i Tokios 11-16 Dhjetor.

Stërvitjet u zhvilluan dy herë në ditë në qendrën nacionale të sportit në Tokio dhe në Kodokan.
Përveq garuesëve më të mirë nga Japonia,në këto pregaditje ishin pjesmarrës të gjithë garuesit elitar nga e gjithë bota.

Gjatë kohës së lirë xhudistët vizituan vendin ku kishte lindur sporti i xhudos dhe ishte ndërtuar palestra e parë

Ky ishte aktiviteti i fundit i Reprezentacionit të xhudos së Kosovës për vitin 2015.


Leave a Comment