Picture

Kanë mbetur më pak se një muaj nga fillimi I lojërave olimpike që do të fillojnë me 5 gusht në Brazil.
Në vazhdimësi të përgaditjeve intenzive për lojëra olimpike pas kampit ndërkombëtar në Francë dhe atij në Kroaci,ekipi olimpik vazhdon me stërvitje në Spanjë.

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova,dy xhudistet e vetme të kualifikuara për lojëra olimpike,si dhe xhudistja Distria Krasniqi, të udhëhequra nga trajneri I tyre Driton Kuka, përfunduan përgaditjet një javore në Castelldefels të Spanjës.
Këto përgaditje të organizuara nga federata evropiane e xhudos mirëpriten më shumë se 700 garues nga 60 shtete në prag të lojërave olimpike.

Nga dita e diele me 8 gusht,ekipi olimpik do të stërvitet një javë në Pejë në qendrën sportive “Ippon”,ku pjesmarrës do të jenë edhe xhudistët nga të gjitha klubet kosovare.


Leave a Comment