Picture

Për një javë të plotë,në qendrën  sportive të xhudos “Ippon” në Pejë,u mbajtën stërvitje intensive për të gjitha grupmoshat.

Në këto pregaditje u përfshin rreth 100 xhudistë pjesmarrës duke përfshirë ekipin e fortë nga Austria,Shqipëria,Mali i Zi,Maqedonia dhe të gjitha klubet kosovare.

Përzgjedhësi i xhudos së Kosovës Driton Kuka,u shpreh i kënaqur me rrjedhën e pregaditjeve e sidomos me atë të sportistëve të klubeve tjera në Kosovë.
“Këtë vit është vërejtur përkushtim më i madh tek sportistët e klubeve tjera në Kosovë,është e rëndësishme që të ketë paraqitje serioze në ushtrime sepse ky kamp është mundësia më e mirë për të përzgjedhur xhudistët që do të paraqiten në gara ndërkombëtare”-theksoi Driton Kuka.

Ai gjithashtu njoftoj klubin e xhudos “Ippon” se që nga muaji shtator, klubit do ti bashkangjitet Blenard Begu nga Mitrovica dhe Indrit Culaj nga Shqipëria,xhudistë që do ti vazhdojnë pregaditjet në qendrën sportive ‘Ippon” në Pejë.
Në ditën e fundit të pregaditjeve Blenard Begu nga klubi i xhudos “Trepca” Mitrovicë u promovua me rripin e zi si mjeshtër i xhudos (I Dan).

Pas këtyre pregaditjeve,ekipi i xhudos me gjashtë xhudistë dhe trenerin Driton Kuka, do të nisen në Kampin pregaditor në Slloveni i cili i paraprin Kampionatit botëror të xhudos që do të mbahet në Kazakistan me 26-29 gusht.


Leave a Comment