Picture

3Reprezentacioni I Kosoves ne xhudo sot perfundoj pergaditjet nje javore ne Mitersil te Austrise.
Xhudistet me te mire te Kosoves morren pjese ne kampin nderkombetar te xhudos qe ende po vazhdon te mbahet prej  9-17 Janar.

850 xhudiste nga 40 shete ishin pjesmarres ne kete kamp olimpik per tu pergaditur per sezonen e ardhshme te garave, sidomos per dy ngjarjet me te medha te vitit 2017,Kampionatin Evropian qe do te mbahet ne Warshave dhe Kampionatin Boterore qe do te mbahet ne Hungari.

Reprezentacioni I Kosoves ishte I udhehequr nga trajneri Driton Kuka dhe 13 xhudiste,Kampionja Olimpike Majlinda Kelmendi,medalistja evropiane Nora Gjakova,Kampionja boterore per juniore Distria Krasniqi,medalisti evropian U23 Akil Gjakova ,Loriana Kuka,Leutrime Krasniqi,Fjolla Kelmendi,Flaka Loxha,Shpat Zeka,Fatos Tabaku,Arber Kullashi,Besfort Nallbani dhe Admirim Sahara.

Per nje jave keta xhudiste zhvilluan pergaditje intensive, me rreth 16 ndeshje ne dite me xhudiste te nivelit evropiane e boterore
Ky kamp nderkombetar “OTC-Going for Gold” eshte projekt I Federates Evropiane I cili ka filluar te mbahet qe nga viti 2010 me qellim te pergaditjes se xhudisteve evropiane per lojera olimpike.
Qe nga viti 2010 eshte nje nder kampet me te suksesshme ne kuader te kampeve olimpike.

Ekipi I Kosoves ne xhudo do te fillioje paraqitjen e pare ne gara per vitin 2017 ne turneun European Open ne Sofje me 4-5 shkurt.


Leave a Comment