Picture

Ekipi Olimpik i xhudos i përbërë nga Majlinda Kelmendi,Nora Gjakova dhe Distria Krasniq dhe i udhëhequr nga përzgjedhësi i xhudos për Kosovë Driton Kuka,përfunduan përgaditjet fillestare për Lojërat Olimpike që do të mbahen me 6-12 gusht në Brazil.

Në ndihmë të ekipit olimpik ishin edhe xhudistët e tjerë kosovarë, disa prej të cilëve potencial për medalje në Kampionatet Evropiane që do të mbahen këtë vit për Kadet e Juniorë.

Xhudistët e tjerë: Akil Gjakova,Leutrime Krasniqi,Flaka Loxha,Fjolla Kelmendi dhe Shpat Zeka.

Në këto përgaditje ekipi olimpik i Kosovës zhvilloj stërvitje të përbashkëta me ekipin olimpik të Sllovenisë për dy javë rresht, nga data 12 Maj e deri me 28 Maj.

Stërvitjet u zhvilluan dy deri në tri herë në ditë në Roglla të Sllovenisë, ku lartësia mbidetare është mbi 1500m.

Pas këtyre përgaditjeve fillestare  ekipi olimpik do të stërvitet 10 ditë në Kosovë për të vazhduar më pas në përgaditjet tjera në Francë.


Leave a Comment