Picture

Përgaditjet e para për fillimin e vitit në Kampin Olimpik në Mittersil-Austri ,tashmë janë bërë rutinë e përvjetshme për shumë shtete që synojnë të tregojnë performancë të mirë gjatë vitit.
Edhe në vitin e fundit olimpik nuk ka si të shkojë ndryshe,këto përgaditje kanë bashkuar rreth 1000 garues femra dhe meshkuj,që synim kryesor këtë vit do të kenë Lojërat Olimpike,Rio 2016. 

Ekipi Olimpik I Kosovës në krye me përzgjedhësin e xhudos Driton Kuka,kanë qëndruar 6 ditë në këto përgaditje të karakterit sparring.
Garuesit kanë zhvilluar stërvitje varësisht nga koha e paraqitjes së parë të tyre në gara.
Nora Gjakova,Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, paraqitjen e tyre të parë për vitin olimpik do ta kenë në Kupën Botërore-African Open në Tunis me 16-17 Janar,kurse Majlinda Kelmendi në Grand Slam në Paris me 6-7 Shkurt.

Leave a Comment