Përfaqësuesja e xhudos së Kosovës është në përgaditje nga data 5 deri me 11 Mars, në Nymburk të Çekisë, me 9 xhudistë, 2 meshkuj dhe 7 femra.

Atje po zhvillojnë stërvitje të forta dhe intenzive, të koncetruara më shumë në randori.

Këto përgaditje po zhvillohen për garat e ardhshme të përfaqësuesës sonë, për junior U21 dhe për senior, siç është Kupa Evropiane për junior U21 në Sarajevë të Bosnjës në fund të këtij muaji dhe për senior Grand Prix në Antalia të Turqisë e pastaj Kampionati Evropian në Tel Aviv të Israelit, te dyja muajin e ardhshëm.

Në këto përgaditje po marrin pjesë këta xhudistë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Shpat Zeka, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Flaka Loxha dhe Leutrime Krasniqi.

Të gjithë këta përfaqësues janë nën udhëheqjen e trajnerit Driton Kuka.

Shpresojmë në përgaditje të suksesshme dhe pa lëndime.

Leave a Comment