Picture

Ne kupen nderkombetare te Dubrovnikut per senior Kosoven e perfaqesuan 4 xhudiste pejan.
Nora Gjakova,Leutrime Krasniqi,Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi.
Cmimi ne vlere prej 1000$ ishte shperblimi per vendin e pare i cili i terhoqi rreth 15 shtete te ndryshme qe konkuruan ne kete gare.
Nora Gjakova u stolis me medalje te arte pas tri fitoreve me garuese te ndryshme nga Kroacia e Finlanda kurse ne finale u ndesh me Leutrime Krasniqin e cila per te hyre ne finale e mundi finlandezen duke u stolisur keshtu me medalje te argjend.Distria Kraniqi ne kategorine deri 48kg u stolis me medalje te arte kurse ne kategorine deri 52 kg pas 2 fitoreve dhe nje humbje mori medaljen e argjend.Akil Gjakova tregoi poashtu lufta shume te mira ne kategorine deri 60 kg ku mundi tre  garues nga Mali i Zi,Kroacia,e Bosna Hercegovina dhe pesoi humbje nga suedezi per shkak te pervojes se vogel ne garat e senioreve,prandaj u desh te kenaqej me medaljen e argjend.
Kryetari i federates se xhudos Agron Kuka i cili  kesaj rradhe udhetoj si trener i perfaqesueses se Kosoves u shpreh i kenaqur me sukseset e arritura pasi keta xhudiste te rinj(junior dhe kadete) treguan cilesi ne kategorine e senioreve gje qe premton arritje edhe me te medha ne sportin e xhudos.

Leave a Comment