Picture

Sot në Kosovë u shënua një ditë e vecantë për sportin kosovar
Presidenti I Federatës botërore të xhudos Marius Vizer njëkohësisht edhe President I SportAccord sot për herë të dytë ka vizituar shtetin e Kosovës.

Gjatë vizitës së tij,z.Marius Vizer përveq që pati  takime të shumta me institucionet sportive dhe shtetërore ia ndau Kampiones së dyfishtë botërore, Majlinda Kelmendit cmimin për titullin e xhudistes më të mirë në të gjitha kategoritë në sportin e xhudos.

Ai u dekorua nga Presidentja Atifete Jahjaga me Medaljen Presidenciale për Merita për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar.

Më pas z.Vizer së bashku me Kryetarin e KOK-ut,Besim Hasani,ish-ministrin Memli Krasniqi,Presidentin e Federatës së xhudos së Kosovës ,Agron Kukën trajnerin e xhudos, Driton Kuka si dhe dy xhudistet Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova iu drejtuan gazetarëve në një konferencë për shtyp.

Presidenti I Federatës së xhudos,Agron Kuka,falenderoj z.Vizer për ndihmën dhe mbështetejen në ndërkombëtarizimin e sportit duke e cilësuar si njeriun që ka bërë të pamundurën që Kosova të pranohet në KON.

Trajneri I xhudos,Driton Kuka tha se vendi ynë është I nderuar që presidenti i Federatës Ndërkombëtare te Xhudos, do t’ia ndajë Kampiones së Botës, Majlinda Kelmendit çmimin sportistja më e mirë në të gjitha kategoritë.

“Arsyeja që presidenti i Federatës Ndërkombëtare është këtu prezentë është se pikërisht xhudistja jonë, kampionia e dyfishtë botërore, Majilinda Kelmendi e cila në fund të vitit 2014 ka 4230 pikë në ranglistën botërore, nga të gjitha kategoritë për femra dhe meshkuj. Federata Botërore e Xhudos këtë vit ka vendosur që xhudisten më të mirë në botë sipas ranglistës botërore dhe xhudistin më të mirë në botë t’i shpall në mënyrë solemne dhe kjo më të vërtetë i bën nder Kosovës, sepse në historinë e sportit të Kosovës kemi pasur shumë kampion, shumë sportista të mëdhenj, megjithatë, që një sportist të mbyll vitin si sportisti më i mirë i ati sporti nuk ka ndodhur kurrë deri më tash e kjo e bënë më të veçantë këtë ngjarje”, tha Kuka.

Ndërkaq,Majlinda Kelmendi u shpreh e lumtur që Presidenti I Federatës botërore,Marius Vizer e kishte mbajtur fjalën për ta vizituar Kosovën.

“Kur kemi qenë në Rusi në Kampionatin Botëror më njëherë pas hedhjes se shortit, zoti Maruis Vizer ka ardhur me na përshëndete pas asaj mosmarrëveshje që ndodhi atje, ku nuk na u lejua të garojmë për Kosovë. Zoti Vizer më tha se nëse bëhesh kampione po të premtoj se do të vijë në Kosovë të vizitojë, kështu që më gëzon fakti se ai e ka mbajtur premtimin dhe që sot është këtu më ne. Është nder, kënaqësi shumë e madh, sepse po të mos ishte ai unë nuk do t’i kisha arritur këto suksese që i kam sot, jo veç unë por edhe federata jonë. Më gëzon fakti se çmimin si xhudistja më e mirë ka ardhur të ma jep pikërisht në shtetin tim, në Kosovë”, theksoi Kelmendi.’

Kurse Presidenti I Federatës botërore,Marius Vizer tha që Majlinda Kelmendi është një sportiste e jashtëzakonshme e cila së bashku me trajnerin e saj,Driton Kuka kanë ndihmuar në ndërkombëtarizimin e sportit.

“Duke përmendur sukseset e Majlindës, dua veçanërisht të se Majlinda është një sportiste e jashtëzakonshme, njëra nga xhudistet e rralla në botë të llojit të saj, e cila u bë sportistja e cilësisë me të lartë në botën e xhudos për një kohë shumë të shkurtër, i cili është një sport shumë i vështirë që ka një listë të renditjes me kritere shumë të vështira dhe të jesh sportistja me e mirë në sportin tonë, mandej një ndër më të mirat në kategorinë e meshkujve dhe femrave në komitetin tonë dhe ky është një sukses i madh. Kam parë shumë prej jush nuk e keni kuptuar sa puna është bërë dhe sa e vështirë ka qenë për te t’i arritur ato tituj dhe pozita, por unë konsideroj se sukseset e Majlindës dhe trajnerit të saj, Tonit, kanë hapur dyert për sportin e Kosovës për të hyrë dhe njohur nga komitetin ndërkombëtar të sportit dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Mendoj se të gjitha këto arritje mund ta bëjnë vendin e Kosovës krenar dhe kam parë që ky është një fillim i ri jo vetëm për sportin por për të gjithë kombin”, ka theksuar Vizer.

Në fund Majlindës iu nda ceku në vlerë prej 50 mijë dollarë si xhudistja më e mire në botë në të gjitha kategoritë për vitin 2014.

Ajo e përfundoj vitin me 4230 pikë në ranglisten botërore dhe gjithsej gjashtë medalje të arta.


Leave a Comment