Për dy ditë punë në Budapest të Hungarisë,më ftesë të Kryetarit të Federatës Botërore të Xhudos Marius Vizer,udhëtuan Agron Kuka, President i Federatës së xhudos së Kosovës si dhe Besim Hasani Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ky takim u kërkua nga Miku i madh i sportit Kosovar, i vetmi President i ndonjë federate Botërore Olimpike që ka lejuar që sportistët Kosovar të marrin pjesë në kualifikimet për Londra 2012.

E këtë më së miri e ka shfrytëzuar Federata e xhudos së Kosovës e cila ka siguruar Normën Olimpike dhe kështu pjesëmarrjen me Normë direkte e ka siguruar në emër të Kosovës, sportistja Majlinda Kelmendi, e pikërisht modaliteti i pjesëmarrjes së Kosovës në Olimpiadë ka qenë temë kryesore e takimit.

Presidenti Vizer informoj se cfarë kontakte janë bërë në mes IJF dhe IOC rreth sportistës sonë me Normë Olimpike dhe sipas IJF do gjindet mundësia e pjesëmarrjes në Londra 2012 dhe se ai gjithmonë do të ndihmoj xhudon kosovare pikërisht për shkak të nivelit të lartë të xhudos në Kosovë.

Kryetari i KOK informoj Presidentin Vizer për aktivitetin e KOK dhe Ministrin Krasniqi për mundësimin e pjesëmarrjes në Lojëra Olimpike.

Kryetari i federatës së Xhudos Kosvare Agron Kuka informoj Kryetarin Vizer me strategjinë e Federatës së Kosovës për Ciklin Olimpik 2012 – 2016, dhe kërkoj mbështetje edhe nga IJF të cilen ndihmë ja premtoj Kryetari Vizer.
Vlen të ceket që një notë te lartë për punën e federatës së xhudos së Kosovës si dhe të arriturat, u dha në selinë e IJF konkretisht u vlerësua e arritura e normës Olimpike por edhe ngritja e shumë sportistëve tjerë me nivel të lartë.

Federata e Xhudos së Kosovës (Driton Kuka)

Leave a Comment