Picture

Presidenti I Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani sot ka vlerësuar Kampionen e dyfishtë botërore, Majlinda Kelmendin me dekoratën “Nderi I Kombit”.
Urdhri “Nderi I Kombit” është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që ju jepet qytetarëve shqiptarë që kanë nderuar kombin shqiptarë me veprat e tyre brenda dha jashtë shtetit.

Para Majlindës me këtë titull janë dekoruar figurat më të shquara shqiptare si: At Gjergj Fishta, Elena Gjika, Vaçe Zela, Eqerem Çabej,Nexhmije Pagarusha etj.

Majlinda u vlerësua me urdhrin “Nderi I Kombit” me këtë motivacion:
“Për veprimtari të shquar dhe vlera të larta të paraqitura në sportin e xhudos, si një sportiste e nivelit shumë të lartë, me rezultate të shkëlqyera, të arritura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare, duke u shpallur dy herë kampione bote.”

Para ceremonisë, në një takim të shkurtër me Presidentin Nishani, Majlinda I dhuroj Presidentit kostumin e sportit të xhudos me të cilin kishte përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike në Londër.
Në ceremoninë e dekorimit morri pjesë edhe Përfaqësuesi I xhudos në Kosovë,Driton Kuka së bashku me xhudistët më të mire të shtetit të Kosovës.


Leave a Comment