Picture

Sot Federata Botërore ka lansuar Ranglistën dhe Pikët Olimpike  të përfunduara ne menyre definitive.
Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës zyrtarisht në emër të shtetit tonë është definuar që Majlinda Kelmendi, është e pesta e ranguar me 820 Pikë Olimpike, dhe tani më pritet në Kanada me 23 deri me 25 Maj, të definohet se si do ti mundësohet Olimpistes së parë Kosovare në historinë e re të sportit shtetëror të Kosovës, pjesëmarrja në Londra 2012.
Në Ranglisten Përfundimtare Olimpike radhitja e 8 të parave që do të jenë bartëse të grupeve është si vijon:

  • 1.Yuka Nishida                      2130  Pike   Japoni
  • 2.Bundma Munkhbaatar     1302 Pike     Mongoli
  • 3.Erika Miranda                     926    Pike   Brazil
  • 4.Haddad Soraya Algjeri      862   Pike    Algjeria
  • 5.Majlinda Kelmendi            820   Pike    Kosova
  • 6.Natalia Kuzyutina Rusi      776   Pike    Rusia
  • 7.Gneto Priscilla France      767   Pike    Franca 
  • 8.Ana Carrascosa Spanje   740   Pike    Spanja  


Éshtë arritur ajo që për shumë shtete  është ëndërr, dihet që  rreth gjysma e shteteve në Botë, asnjëherë  nuk marrin pjesë  ne Lojëra Olimpike me normë  direkte, sic  është  arritur nga xhudistja e reprezentacionit Kosovar
ë .

Prej dat
ës 6 Maj, fillon faza finale e përgatitjeve për Lojëra Olimpike , e cila do te zgjas deri ne diten kur sportistja jone do paraqitet ne Londe,r diten e diel me 29 Korrik 2012 ne Arenen Excel te Londres. 
Faza pergatitore do jete rreth dy muaj e gjysme dhe ne te do perfshihen nje mozaik i tere i pergatitjeve ne Kosove 
dhe jashte vendit.

Me 06 Maj Majlinda me trajnerin e saj dhe nje sparing partner te saj  do udhetoj ne Slloveni dhe Austri per 2 jave ku do kete pergatitje Bazike ne Lartesi mbidetare mbi 1500 Metra ku do kete edhe disa testime per ngritje te performances si dhe Teste fizike dhe per Nutricionizem.
Pas kesaj faze do vazhdohet ne Peje deri ne gjysmen e pare te Qershorit e qe pastaj do udhetohet ne nje vend te forte sa i perket sparing partnereve.
Vijat e trasha per nje pergatitje me nivel tani me jane vendosur kurse detalet jane ende ne perpunim e siper nga trajneri Driton Kuka, dhe ekipi i Olimpistes tone.


Perkrahja institucionale per pergatitje te Olimpistes tone eshte ne nivel te larte dhe kjo fale Ministrit Krasniqi dhe

 ekipit te tij. 


Leave a Comment