Picture

Rregullat e referimit 2014-2016

>Me të kuqe rregullat e reja<


Referët dhe gjygjtarët

Tre referë të nacionaliteteve të ndryshme prej garuesve që garojnë në tatami do të referojnë cdo luftë.

Një refer në tatami do të komunikojë me një radio system me dy referët e tjerë që do të jenë të ulur në tavolinën pranë tatamit dhe do ta vëshgojnë luftën me anë të videos.
Gjygjtarët do të ndërrohen në mënyrë rotacionale për të siguruar paanshmëri.

Juria e IJF do të ndërrhyjë vetëm atëherë kur ka ndonjë gabim që duhet të korrigjohet.
Ndërhyrja dhe ndryshimi I vendimit të referit do të bëhet vetëm në rrethana të veqanta.
Juria e IJF do të ndërhyjë vetëm kur ata e konsiderojnë atë të jetë e nevojshme.

Juria e IJF, sikurse referët ,duhet të jetë e nacionalitetit të ndyshëm prej garuesëve në tatami.
Trajnerët mund ti drejtohen tryezës së jurisë së IJF për të pare arsyen e ndryshimit të vendimit përfundimtar.
Duhet të ketë një sistem arsimor për të përmirësuar nivelin dhe qëndrueshmërinë tek gjyqtarët.
Do të organizohen seminare të përbashkëta me gjygjtarë dhe trajnerë.

Vlerësimet teknike:

Ippon:

Kur rënia është kryer pa ndikim të vërtetë, nuk është e mundur të merret në konsideratë sikurse IPPON.
Kjo cështje është shumë e rëndësishme dhe duhet të jetë në përputhje gjatë gjithë periudhës së kualifikimit olimpik.

Denimet:

Shido do të jepet për garuesin që e  meriton atë, në vend, pa pasur nevojë të dy garuesit të kthehen në pozicioni fillestar (Matte – Shido – Hajime), përveç kur Shido është dhënë për garuesin që del jashtë tatamit.

 Denimet me shido:

Nëse një prej garuesve thyen gardin dy here gjatë periudhës kur luftojnë kumikata
të tretën here do të marrin një Shido.


Shime- waza(Furjet):

Shime-waza(Furjet) nuk janë  të lejuara duke e përdorur rrypin tënd apo të kundërshtarit apo fundin e Kimones si dhe vetëm gishtat.

Kadetët – U 18

Kansetsu-waza është e lejuar për kadet..
Nëse një kadet humb vetëdijen gjatë shime-waza(Furjes) ata nuk do të lejohen të vazhdojnë garën.
Repasazhi I dyfishtë  apo një tjetër sistem do të aplikohet për të pasur mundësinë e më shumë luftërave  për garuesit  në këtë kategori.

Përshëndetja

Kur futen në tatami garuesit duhet nisen dhe të përshëndetën me njëri tjetrin në të njejtën kohë.
Garuesit nuk duhet të ja japin njëri-tjetrit dorën para fillimit të luftës.
Kur garuesit largohen nga tatami duhet ti kenë kimonet e rregulluara në mënyrë të duhur dhe nuk duhet të heqin kimonen apo brezin para se të largohen nga vendi ku garojnë.

Kohëzgjatja e luftërave:

Golden Score pa kohë(Hantei është anuluar)
Seniorët meshkuj: 5 Minuta
Seniorët Femra: 4 Minuta
Juniorët dhe Kadetët: Nuk ka ndryshime

Matja:

Matja zyrtare do të bëhet një ditë para garës.
Një kontroll tjetër do të bëhet ditën e garave para fillimit të luftës së pare.
Pesha e garuesit nuk mund ta kalojë 5% të peshës ku garon (pa kimone)
Matja e kadetëve do të bëhet në mëngjes në të njejtën ditë kur garojnë.


Shkeljet e rregullave të dopingut

Në rastin e një skualifikim për një shkelje të rregullave të dopingut  atleti do të humbas klasifikimin e tij dhe medaljen.
Kudo që të jetë e mundur një klasifikim i ri do të vendoset nga IJF.

Kimonet

Një sistem për matjen më të saktë të Kimoneve është në progres.

Ranglista boterore për Referë

Do të ketë tri nivele të ndryshme të klasifikimit të arbitrave (përafërsisht 20 për çdo grup) që do të
përditësohen rregullisht.
Ranglista boterore për gjyqtarët do të fillojë pas Grand Prix Abu Dhabi 2013 dhe do të
të publikohet në faqen e internetit IJF.

Ranglista botërore për Kadet dhe Juniorë

Ranglista botërore për Kadet dhe Juniorë do të fillojë me 1 janar 2014 dhe do të përdoret për rangimin e kadetëve dhe juniorëve gjatë turneut botërorë.


Leave a Comment