Picture

Federata botërore e xhudos-IJF, ka njoftuar se prej vitit 2013 përkatesisht nga Grand Slam në Paris e me tutje, do të fillojë aplikimi i rregullave të reja të cilat do të jenë në testim deri në Kampionatin Botëror të xhudos që do të mbahet në Rio.

Rregullat që janë ndryshuar përfshijnë:

Matja:
Peshimi i sportistëve do të bëhet një ditë para ditës së garave në orën 19:00.

Përbërja e delegacioneve në kampionate botërore dhe kontinentale:
Vetëm 9 meshkuj dhe 9 femra maksimum mund të regjistrohen në garë nga një delegacion.

Emërtimi i kupave botërore:
Tash e tutje kupat botërore do të quhen,Continental( Kontinenti)  Open of ( qyteti ku mbahet gara).p.sh European  Open of Rome.

Kadët U-18:
3 vjet për kadetë
Kanetzu-Waza janë të lejueshme.

Tatami-Dyshekët
10×10 m dhe minimumi 4m zona e sigurisë.

Juniorët-U-21
3 vjet për juniorë ( një vit me shumë)

Referët dhe gjyqtarët:
Vetëm një refer në tatami dhe një në tavolinën për percjelljen e videove.

Rënia në pozitën e urës:
Të gjitha situata e rënies në pozitën e urës do të llogariten si IPPON.

Dënimet:
Gjate luftes do te kete 3 shido dhe e katerta Hansoku-make.
Shidot nuk do ti japin poena kundershtarit vetem gjuajtjet.
Nese lufta perfundon barazim,kush ka me pak shido fiton.

Denimet me shido:
Heqja e gardit me dy duar;
Kapja e gardit cross (anash) duhet te percjellet me sulm te menjehershem;e njejta vlen edhe per kapjen ne rrip ose ne njeren ane.
Gjyqtarët duhet në mënyrë rigoroze të penalizojnë garuesit  që nuk angazhohen në një kapje të shpejtë Kumikata ose që nuk lejojne kundershtarin per ti kapur.

Denimet me hansoku-make:
Të gjitha sulmet ose bllokimet me një ose dy duar ose me një ose dy krahë poshtë rripit në Tachi-waza.

Osaekomi, Kansetsu-waza dhe shime-waza;
– Do të vazhdojë edhe jashtë zonës së konkursit për aq kohë sa Osaekomi u quajt brenda.
– Rezultatet; Osaekomi ;10 sekonda për Yuko, 15 sekonda për Waza-ari, dhe 20 sekonda për IPPON.

-Kanetsu-waza dhe Shime-waza mund te vazhdojne edhe jashte zones se garimit nese shihen si efektive.

Pershendetja-Perkulja:
Të garuesit nuk duhet të shtrëngojnë duart para fillimit të konkursit.

Kohëzgjatja e luftes:
 Nuk ka limit kohor për Golden Score (Hantei është anuluar).


Leave a Comment