Në ambientet e Sheshit 21, në praninë e mysafirëve të shumtë, punëtorëve sportive, drejtues të federatave, sportistëve dhe mediave të shkruara dhe elektronike, është mbajtur Manisfestimi tradicional i RTV21 “Sportisti i vitit 2011”. Majlinda Kelmendi, xhudiste e Ipponit të Pejës për herë të tretë radhazi është shpallur sportistja më e mirë në vendin tonë nga Radio Televizioni 21 në manifestimin e mbajtur të shtunën në ambientet e “Sheshit 21” në Prishtinë. Fillimisht Agim Binaku, redaktor i Redaksisë së sportit të RTV 21, foli për zhvillimet sportive gjatë këtij viti, por edhe bëri një rekapitulim të ngjarjeve sportive të zhvilluara më parë si dhe u dha një dokumentar kushtuar përvjetorit të 90 të KF Prishtina si dhe u dha   kushtuar përvjetorit të 90 të KF Prishtina si dhe u dha një pasqyrë e arritjeve  sportive në këtë vit dhe paraqitja e sukseseve për sportistët e nominuar. Juria në përbërje: Azem Brovina (veteran i gazetarise sportive), Besim Hasani (kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës), Agim Dushi (ish-gjyqtarë federativ i basketbollit), Malësor Gjonbalaj (ish-futbollist), Ajet Shosholli (trajner i futbollit), Xhevdet Peci (ish-boksier) dhe Elvira Dushku (ish-basketbolliste, tash trajnere dhe gazetare e sportit) dha këto vlerësime. Sportiste e vitit 2011, siç është pritur pa konkurrencë me numër maksimal pikësh është shapallur kampionja botërore, evropiane dhe ajo që e ka përmbushur normën olimpike për Londra 2012, xhudistja e Ipponit të pejës Majlinda Kelmendi me 70  pikë. Ajo aktulaisht gjendet në përgatitje në ITALI dhe për te u dha një dokumentar prej 5 minutash  për arritjet e saj kulmore gjatë vitit 2011. albaspox.com 

Leave a Comment