Shpat Zeka (-100kg) sot ka shkëlqyer në kupën Evropiane për junior në Sarajevë, me gjithsejtë 4 ndeshje të fituara.

Në ndeshjën e parë Shpati mposhti me 3 denime garuesin nga Bosnja dhe Hercegovina, Stefan Micic, për të vazhduar më tutje.

Shpati në ndeshjën e dytë kishe përball polakun, Pawel Kejza, të cilin e mundi me Wazari në kohë të rregullt.

Gjysëmfinalja ishte një përseritje e ndeshjës së dytë, ai mposhti edhe malazezin, Zvezdan Djukic, me 3 denime.

Në finale Shpati mposhti me Ippon garuesin nga Polonia, Iwo Baraniewski, kështu u stolis me medalje të artë në këtë garë.

Laura Fazliu (-63kg) është garuesja tjetër që mori medalje në kupën Evropiane për junior në Sarajevë, me 2 fitore dhe një humbje.

Laura në ndeshjën e parë mposhti me Ippon garuesën Turke, Minel Akdeniz.

Në gjysëmfinale humbi me Ippon dhe Wazari nga Kroatja, Katarina Kristo, kështu u plasua direkt për medalje të bronztë.

Për medalje të bronztë Laura mposhti me Ippon malazezen, Mirjana Milic.

Kosova u paraqit me 4 garues në kupën Evropiane për junior në Sarajevë, të gjithë garuesit u stolisën me medalje, 1 të artë, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë.

Leave a Comment